Kompleksi Sportiv “Shefqet Lamçja” me kushte të përmirësuara për sportistët dhe talentet e reja

Kompleksi Sportiv “Shefqet Lamçja” me kushte të përmirësuara për sportistët dhe talentet e reja

Kompleksi Sportiv “Shefqet Lamçja” në Elbasan tashmë ofron kushte tërësisht të përmirësuara për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe veçanërisht për stërvitjen e futbollistëve të rinj. Në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit, ka përfunduar rikonstruksioni i fushës me bar natyral, ndërsa janë përmirësuar edhe ambientet e kompleksit, duke krijuar kushte më moderne dhe funksionale për stërvitje dhe zhvillimin e futbollit. Në këtë kompleks stërviten çdo ditë mbi 300 fëmijë, të grupmoshave U-7 deri në U-19, krahas ekipit të të rriturve. Investimi krijon një mjedis më të përshtatshëm për formimin dhe zhvillimin e talenteve të reja, duke i dhënë më shumë mundësi të rinjve që të angazhohen në sport. Përmirësimi i infrastrukturës sportive në “Shefqet Lamçja” është një tjetër hap në funksion të zhvillimit të sportit...