Kompleksi Qeveritar merr dritën jeshile, zbulohet vendimi: 2431 metra katrorë i kalojnë në pronësi Korporatës së Investimeve!
Qeveria ka vendosur t’i transferojë në pronësi Korporatës së Investimeve Shqiptare një sipërfaqe prej 2,431 metrash katrorë në zonën e Bulevardit të Ri, për realizimin e projektit të investimit “Kompleksi Governativ, Bulevardi i Ri, Tiranë”. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, sipërfaqja që transferohet te Korporata e Investimeve Shqiptare do të përdoret për zhvillimin e kompleksit qeveritar, krijimin e ambienteve funksionale për institucionet publike dhe për nevojat e Hekurudhës Shqiptare, përfshirë zhvillimin e stacionit të ri hekurudhor. Korporata e Investimeve Shqiptare autorizohet të veprojë si zhvilluese e projektit, vetë, ose përmes një entiteti të krijuar prej saj. Ajo do të ketë gjithashtu të drejtë të negociojë me subjekte publike dhe private për lidhjen e kontratave që lidhen me zhvillimin e pronës. Vendimi i jep Korporatës...
Burimi:
javanews.al