Kompany: I kam të gjithë në dispozicion dhe kjo është pozitive, ndaj Union Berlin vetëm për 3 pikët
Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, e kupton se një ndeshje para pushimit për ndeshjet e kombëtareve mund të jetë sfiduese. Ndërsa disa lojtarë mund ta kenë mendjen te pushimet, trajneri synon ta mbajë fokusin e të gjithëve te objektivi kryesor: fitorja ndaj Union Berlin. Kompany beson se skuadra e tij është gati për atë që pritet të jetë një sfidë e vështirë ndaj Union Berlin. “Ne gjithmonë diskutojmë për qasjen e kundërshtarit. Schalke dhe Bodø/Glimt erdhën me një plan loje krejtësisht të ndryshëm nga ai që zakonisht përdorin; ne jemi mësuar që skuadrat të kenë një plan specifik loje kur përballen me Bayern”, tha Kompany. “Si trajner, gjithmonë duhet ta kesh ‘ndjesinë’ e lojës. Unioni ka kaluar një transformim. Ata kanë afruar një trajner...
Burimi:
telesport.al