Kompanitë shqiptare, në shitje? Integrimi në BE mund të nxisë bashkimet e shoqërive

Kompanitë shqiptare, në shitje? Integrimi në BE mund të nxisë bashkimet e shoqërive

Shqipëria po përgatit një kuadër të ri ligjor që mund të lehtësojë blerjen dhe përthithjen e kompanive shqiptare nga grupet e mëdha europiane, duke krijuar kushte për një konsolidim më të madh të tregut vendas. Projektligji për shndërrimin, bashkimin dhe ndarjen ndërkufitare të shoqërive tregtare përcakton procedura të reja për integrimin juridik të bizneseve shqiptare me ato të Bashkimit Europian dhe Zonës Ekonomike Europiane. Në praktikë, një kompani europiane që blen një biznes shqiptar mund të vendosë ta ruajë atë si subjekt të veçantë ose ta përthithë brenda strukturës së saj. Në rastin e përthithjes, kompania shqiptare pushon së ekzistuari juridikisht, ndërsa pasuritë, kontratat, të drejtat dhe detyrimet e saj i kalojnë kompanisë pasardhëse, pa qenë e nevojshme të kryhet më parë procesi i likuidimit....