Kompanitë fasadë të IP-ve në Serbi e Mal të Zi fshehin gjurmët e ndërhyrjeve kibernetike ruse
Sipas gjetjeve të një investigimi të BIRN, Serbia dhe Mali i Zi po luajnë rol kyç si baza të infrastrukturës komplekse që mbështet operacionet ruse të krimit kibernetik dhe dezinformimit në Evropë. NgaAleksa Tesic dhe Milos Katic - BIRN Në një apartament në katin e nëntë në qytetin qendror serb të Krusevacit, BIRN gjurmoi kompaninë e shërbimeve të hostimit në internet eServer, në pronësi ruse. Ajo u regjistrua në muajt pas pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia, në prill 2022, nga 43-vjeçari Maxim Azarov. eServer-i i Azarovit ka lidhje me disa entitete ndaj të cilave janë vendosur sanksione nga shtetet perëndimore, përfshirë Aeza Group dhe një tjetër ofrues rus të shërbimeve BPH, Stark Industries Solutions. Aeza Group, një i ashtuquajtur ofrues...
Burimi:
syri.net