Komisioni i Ligjeve miraton ndryshimet ligjore për pagat e magjistratëve
Me 8 vota pro nga socialistët dhe 3 kundër nga demokratët, Komisioni i Ligjeve miratoi ndryshimet ligjore për rritjen e pagave të magjistratëve. Miratimi i draftit i hap rrugë shqyrtimit dhe votimit të tij të enjten në seancë plenare. Me kërkesë të Partisë Demokratike dhe me dakordësinë e mazhorancës, në komision u thirrën për t’u dëgjuar përfaqësues të institucioneve të drejtësisë, të cilët kundërshtuan formulën e propozuar nga qeveria. Në emër të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, kryetarja Mirela Bogdani u shpreh kundër formulës së mazhorancës. Në të njëjtën linjë ishte edhe zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, Ilir Panda. Më i ashpër në qëndrimin e tij përpara deputetëve ishte kreu i Shoqatës së Gjyqtarëve, Gerd Hoxha. Ai theksoi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk mund...
Burimi:
syri.net