Komedia “Kafe në mesditë” e dramaturgut kroat, Miro Gavran ngjitet në Teatrin Eksperimental
Shfaqja “Kafe në mesditë”, një vepër e dramaturgut të njohur kroat Miro Gavran, u ngjit mbrëmë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë, duke sjellë për publikun një histori të ngrohtë, plot humor dhe emocion mbi marrëdhënien mes një nëne dhe djalit të saj. E interpretuar nga Mladena Gavran dhe Vedran Komerički, vepra rrëfeu përmes dialogut të dy personazheve ulje-ngritjet e një marrëdhënieje familjare përgjatë më shumë se njëzet viteve. Bisedat e zhvilluara gjatë një kafeje u kthyen në një udhëtim në kohë, ku u prekën tema si dashuria, familja, kujtesa, kalimi i viteve dhe marrëdhëniet mes brezave. Interpretimi i dy aktorëve e solli historinë në mënyrë të natyrshme dhe të afërt me publikun, duke krijuar momente humori, por edhe reflektimi mbi...
Burimi:
kultplus.com