Komedi në ARSH/ SPAK e kërkon në burg, Kozeli e emëron zv/drejtor të përgjithshëm
Ajo që po ndodh në Autoritetin Rrugor Shqiptar është një komedi, që mund të sfidojë pa frikë edhe kryeveprat më të mëdha të kinematografisë botërore. Ndërsa SPAK i merr të pandehur njëri pas tjetrit zyrtarët e lartë të ARRSH, këta të fundit kanë forcuar radhët mes tyre dhe gradojnë njëri tjetrin në poste drejtuese. Rasti më flagrant është ai i Gëzim Nonit. Zoti Noni është zyrtarisht jo vetëm nën akuzë nga SPAK, por për të ka dhe pretencë. Prokuria e Posaçme ka kërkuar 1 vit e gjysmë burg për Gëzim Nonin për shkelje të barazisë në tendera, kërkesë e cila është konvertuar në 4 vjet shërbim prove dhe heqje e së drejtës për funksione publike për 3 vjet. Por vetëm një muaj më parë, drejtori...
Burimi:
sot.com.al