Kombinati me një shkollë të transformuar, “Shyqyri Peza” hap dyert për qindra nxënës
Aktualitet E Martë, 29 Shtator 2026 12:10 Shkolla “Shyqyri Peza” në Kombinat ka marrë një pamje të re pas rikonstruksionit të realizuar nga Bashkia e Tiranës.Godina arsimore është transformuar me ambiente moderne dhe të përshtatura për zhvillimin e procesit mësimor, ndërsa pritet të presë qindra nxënës.Ndërhyrja ka përfshirë përmirësimin e hapësirave të brendshme dhe të jashtme të shkollës, duke krijuar kushte më të mira për nxënësit dhe stafin pedagogjik.Shkolla e rikonstruktuar “Shyqyri Peza” i shtohet investimeve në infrastrukturën arsimore në zonën e Kombinatit, me synim ofrimin e ambienteve më funksionale dhe bashkëkohore për fëmijët.
Burimi:
kohajone.com