Kombëtarja U-21 nis grumbullimin, Maksuti dhe Arifi: Dy ndeshje shumë të forta ndaj Luksemburgut & Spanjës, presim mbështetjen e tifozëve në “Air Albania”
Kombëtarja U-21 ka nisur grumbullimin dhe përgatitjet për dy ndeshjet miqësore të muajit nëntor, ndaj Luksemburgut dhe Spanjës, që do të zhvillohen në stadiumin “Air Albania”. Skuadra e drejtuar nga trajneri Alban Bushi do të shfrytëzojë këto dy teste të rëndësishme për të vijuar përgatitjet në funksion të objektivit për Kampionatin Europian U-21. Përballjet me dy kundërshtarë të fortë do t’i shërbejnë ekipit për të matur gjendjen dhe për të fituar më shumë eksperiencë. Në prag të këtyre dy sfidave, për fshf.org kanë folur futbollistët Erald Maksuti dhe Ergis Arifi, të cilët vlerësojnë atmosferën pozitive në skuadër dhe rëndësinë e këtyre ndeshjeve në rrugëtimin drejt Europianit. Maksuti thekson se ekipi është gati të nisë punën për dy përballjet, ndërsa vlerëson edhe mundësinë për të luajtur...
Burimi:
sportekspres.com