Kombëtarja në prag të ndeshjes së Nation League, tekniku Maran zbarkon në Skoci për të gjetur një “sallaks”! Çalon krahu i djathtë

Kombëtarja në prag të ndeshjes së Nation League, tekniku Maran zbarkon në Skoci për të gjetur një “sallaks”! Çalon krahu i djathtë

Pas golit të parë sezonal me Hearts, Sabah Kerjota ka hyrë në radarin e Kombëtares. Trajneri i kuqezinjve, Rolando Maran, ishte i pranishëm në ndeshjen e fundit të Hearts ndaj St Johnstone, ku ndoqi nga afër paraqitjen e futbollistit nga Shkodra, i dalë nga akademia e Vllaznisë. Kerjota ka fituar gjithnjë e më shumë hapësira nën drejtimin e trajnerit Wouter Vankenc tek Hearts. Ai ka startuar në 4 ndeshje, ndërsa përveç golit të shënuar së fundmi, ka regjistruar edhe 3 asiste. Paraqitjet e tij të fundit mund t’i japin mundësinë Sabah Kerjotës për të marrë një ftesë nga Kombëtarja shqiptare, teksa trajneri Maran duket se po e monitoron nga afër situatën e tij. Kerjota është një emër jo shumë i njohur në opinionin sportiv në...