Kombëtarja i dorëzon fushën kampionatit, “Abissnet Superiore” kulmon me emocionet e derbit

Kombëtarja i dorëzon fushën kampionatit, “Abissnet Superiore” kulmon me emocionet e derbit

Periudha e Kombëtares përfundoi dhe tashmë fusha i përket sërish kampionatit. “Abissnet Superiore” nis sot javën e saj të 6. Duke nisur nga ora 18:30 do të luhen paralelisht dy ndeshjet e para. Teuta pret Skënderbeun, ndërsa Elbasani pret në shtëpi Vorën. Tre përballjet e mbetura do të zhvillohen ditën e nesërme. Laçi dhe Egnatia masin forcat në orën 13:30, ndërsa në “Loro Boriçi”, duke nisur nga ora 18:30, do të luhet përballja mes Vllaznisë dhe Dinamos. Java e 6 e kampionatit kulmon me emocionet e derbit të kryeqytetit. Partizani e luan derbin e parë si pritës, teksa të dyja skuadrat synojnë të përdorin derbin si një mënyrë për t’u kthyer te rezultatet pozitive. Kryesfida Partizani-Tirana do nisë mbrëmjen r nesërme në orën 18:30./Sport Ekspres/