Kombëtarja dhe shifrat/ Historia përsëritet me Bjellorusinë, nga Reja te Maran ndryshon vetëm një detaj!
Fitorja 2-0 ndaj Finlandës e ngjiti kuqezinjtë në kuotën e 12 pikëve dhe në krye të grupit C1. Tashmë, skuadra e Maranit ka gjithçka në dorë: një barazim ndaj Bjellorusisë në ndeshjen e fundit mjafton për të siguruar vendin e parë dhe ngjitjen direkte në Ligën B. Shqipëria është vetëm 90 minuta larg një objektivi të rëndësishëm. Suksesi 2-0 ndaj Finlandës e konfirmoi në krye të grupit C1 të Nations League, me 12 pikë pas pesë ndeshjesh, ndërsa gjithçka do të vendoset në përballjen e fundit me Bjellorusinë, më 15 nëntor. Kuqezinjtë kanë regjistruar katër fitore dhe vetëm një humbje, atë në transfertën finlandeze. Përveç suksesit të fundit në Tiranë, Shqipëria ka mposhtur Bjellorusinë 2-0, San Marinon 3-0 në transfertë dhe 2-1 në shtëpi. Bilanci...
Burimi:
javanews.al