“Kolltuku përvëlues”, nga 2013 Rama ka ndërruar 9 ministra të Brendshëm! Ervin Demo, i treti brenda një viti
Që prej ardhjes në pushtet të socialistëve në vitin 2013, kryeministri Rama ka ndërruar 9 ministra të Brendshëm. Ervin Demo, i propozuar sot në vend të Besfort Lamallarit, është i dhjeti në radhë, dhe i treti në harkun kohor të një viti. Një rekord më vete. Ministri më jetëgjatë, rezulton të ketë qenë Saimir Tahiri, emri i përzgjedhur nga Rama në qeverinë e tij të parë. Ai qëndroi në detyrë plot 3 vjet e gjysëm dhe u largua pasi prej kohësh ishte vënë në qendër të akuzave për një tolerim të organizuar të kultivimit të kanabisit në shumë zona të vendit. Rama njoftoi publikisht largimin e tij më 13 mars 2017, duke emëruar Fatmir Xhafajn, një figurë me peshë në Partinë socialiste. Ai do të...
Burimi:
javanews.al