Kolesteroli ‘ngjitës’ që rrit rrezikun e infarktit dhe goditjes në tru: Një në pesë persona e ka pa e ditur

Kolesteroli ‘ngjitës’ që rrit rrezikun e infarktit dhe goditjes në tru: Një në pesë persona e ka pa e ditur

Nivelet e larta të Lp(a) – të njohura gjithashtu si “kolesteroli ngjitës” lidhen me një rrezik më të madh për goditje në tru dhe infarkt. Kur Jennifer Wray filloi të shfaqte simptoma të ankthit në rritje vonë një mbrëmje në tetor 2019, të shoqëruara me dhimbje në krahë dhe një ndjesi të çuditshme mbushjeje në gjoks, supozimi i saj i parë ishte se simptomat nuk ishin diçka për t’u shqetësuar. “Jam e sigurt se po përjetoja një atak paniku”, thotë Wray, tashmë 48 vjeçe, e cila punon në komunikim. “Në fund të fundit, isha 41 vjeçe, vegjetariane, nuk pija duhan dhe niveli i kolesterolit tim ishte i mirë.” Si rezultat, ajo priti deri të nesërmen në mëngjes përpara se të shkonte në një klinikë pa...