Koleksioni impresionist me vepra të Van Goghut dhe Cézanne shkon në ankand për 450 milionë dollarë

Koleksioni impresionist me vepra të Van Goghut dhe Cézanne shkon në ankand për 450 milionë dollarë

Një koleksion prej 12 pikturash impresioniste dhe moderne, përfshirë vepra të Vincent van Goghut, Paul Cézanne dhe Claude Monet, pritet të dalë në ankand me një vlerë të përgjithshme të parashikuar prej rreth 450 milionë dollarësh amerikanë. Koleksioni Blaquier-Arrieta do të prezantohet nga Sotheby’s në një ankand në Nju Jork më 18 nëntor. Në krye të shitjes janë dy vepra të rëndësishme, “Chataigniers En Fleurs” e Van Goghut, e vlerësuar rreth 180 milionë dollarë, dhe “Arlequin” e Cézanne, që pritet të arrijë rreth 120 milionë dollarë. Asnjëra prej këtyre dy pikturave nuk është ekspozuar publikisht prej më shumë se 50 vitesh. Të dyja konsiderohen ndër veprat më të rëndësishme të këtyre artistëve që kanë dalë në treg dhe pritet të vendosin rekorde të reja në...