Kokaina mes trëndafilave-‘I tmerrshmi i Beratit’, Lulzim Caka reagon pas arrestimit: Jam i pafajshëm, nuk kam lidhje
Lulzim Caka GREQI-Lulzim Caka, i arrestuar nga autoritetet greke, në një operacion të zhvilluar më 9 shtator në aeroportin ndërkombëtar “Eleftherios Venizelos” në Athinë, i dyshuar si kreu i një grupi kriminal shqiptar që trafikoi 84 kilogramë kokainë nga Kolumbia, ka deklaruar se është i pafajshëm. Caka i njohur edhe me emrin John Franko në një video të ndarë në rrjete ku shihet krah avokatit të tij, ka mohuar të ketë lidhje me akuzat e bëra dhe deklaron se e vërteta do të dalë shumë shpejt. “Asgjë nuk ekziston nga këto që thonë. Unë jam i pafajshëm. E drejta do dalë shumë shpejt. Unë nuk kam lidhje me ato që thonë televizionet, njerëzit dhe policia. Unë jam i pafajshëm,"-shprehet Caka.
Burimi:
zeri.ai