“Koha, gjykatësi më i drejtë e i paanshëm”- Veliaj e shkarkoi, reagon Ristani: Largohem me krenari pas një dekade shërbim! Mbetem “xhomllikse”

“Koha, gjykatësi më i drejtë e i paanshëm”- Veliaj e shkarkoi, reagon Ristani: Largohem me krenari pas një dekade shërbim! Mbetem “xhomllikse”

Ish-kryetarja e deleguar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, ka reaguar pas shkarkimit nga detyra, vendim i marrë nga kryebashkiaku Erion Veliaj, teksa ky i fundit ndodhet në paraburgim prej 10 shkurtit 2025 me urdhër të SPAK dhe vendim mase të GJKKO. Ristani shprehet se largohet me krenari, përulësi dhe dashuri për Tiranën, duke kujtuar ndryshimin që ka pësuar kryeqyteti gjatë 11 viteve të fundit. Me një postim sot (31 gusht), ajo veçon transformimin e sheshit “Skënderbej”, të cilin e përshkruan si një simbol të ndryshimit të qytetit, ndërsa falënderon bashkëpunëtorët dhe qytetarët që, sipas saj, kanë ndihmuar në thyerjen e paragjykimeve dhe stereotipeve për Tiranën. Në mesazhin e saj, Ristani thekson edhe rëndësinë e kohës si gjykatësi më i drejtë për të vlerësuar punën e...