Koçiu: Mbi 1 700 biznese kanë shprehur interes për programin “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu u shpreh sot se mbi 1 700 biznese kanë shprehur interes për programin “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, ndërsa 800 prej tyre janë në proces trajtimi. Përmes një videomesazhi, zv.kryeministrja paraqiti ecurinë e programit i cili u krijon ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme mundësi financimi për të zgjeruar aktivitetin, për të blerë pajisje dhe për të rritur kapacitetet prodhuese. “Vetëm në dhjetë ditët e para nga lançimi i platformës, nëpërmjet portalit e-Albania janë regjistruar 241 aplikime. Aktualisht, 222 raste po shqyrtohen nga bankat e nivelit të dytë dhe 20 biznese kanë marrë miratimin për financim me kredi. Shumë biznese kanë idetë dhe vullnetin për të bërë hapin tjetër, por përballen me vështirësi në sigurimin e financimit. Përmes këtij programi duam t’u japim mundësinë...
Burimi:
kohajone.com