Koalicioni qeverisës në Gjermani miraton kufizimin e çmimeve të karburanteve nga janari

Koalicioni qeverisës në Gjermani miraton kufizimin e çmimeve të karburanteve nga janari

Koalicioni qeverisës në Gjermani ra dakord sot për vendosjen e një kufizimi tremujor, të çmimeve të benzinës dhe naftës, duke nisur nga 1 janari, kur pritet të përfundojë ulja e përkohshme e taksës mbi karburantet. Marrëveshja u arrit pas më shumë se tetë orësh bisedimesh mes partnerëve të koalicionit. Sipas një njoftimi drejtuar ligjvënësve nga blloku konservator CDU/CSU i kancelarit, Friedrich Merz dhe Partia Socialdemokrate (SPD), qeveria pritet të miratojë projektligjin dhe rregulloren përkatëse më 2 dhjetor. Ulja e taksës së karburanteve, është në fuqi që prej fillimit të tetorit, me synimin për të lehtësuar barrën mbi drejtuesit e automjeteve nga rritja e çmimeve, e lidhur me konfliktin në Iran. Kjo masë përfundon në fund të dhjetorit. Rregullorja për kufizimin e çmimeve, pritet të jetë...