KLP zhbllokon me shumicë votash procesin e zgjedhjes së kryeprokurorit
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP rrëzoi me shumicë votash të mërkurën kërkesat e dy kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm për përjashtimin e anëtarëve të KLP-së nga vendimarrja; duke zhbllokuar kështu një proces që kishte hyrë prej javësh në ngërç. Gjatë mbledhjes plenare që zgjati për gati gjashtë orë u diskutua lidhur me kërkesat e kandidatëve, kërkesat e mëvonshme mes anëtarëve të këshillit për përjashtimin e njëri-tjetrit, si dhe për procedurat e ndjekura dhe votimet e ndryshme të shumicës për raste të ngjashme. Në fillim të mbledhjes, anëtaret Ledina Riza dhe Arta Mandro vërejtën se anëtari Zeqir Hoda, i përjashtuar nga i gjithë procesi, kishte bërë kërkesë për t’u njohur me gjithë aktet. “Nëse shkresa e protokolluar nga Hoda implikon veprimet e Këshillit,...
Burimi:
zeri.ai