KLP: Mandati i kryeprokurorit Çela përfundon më 5 dhjetor

KLP: Mandati i kryeprokurorit Çela përfundon më 5 dhjetor

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) përcaktoi 5 dhjetorin si datën e përfundimit të mandatit shtatëvjeçar të Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela. Vendimi u mor gjatë seancës plenare të zhvilluar sot online, ku Këshilli shqyrtoi disa çështje që lidhen me vlerësimin e magjistratëve, verifikimin e kandidatëve për prokurorë dhe administrimin e vendeve vakante në sistemin e prokurorisë. Në kuadër të procesit të vlerësimit etik dhe profesional, KLP miratoi raportet për prokurorët Dashnor Nure dhe Bledar Valikaj, të cilët morën nga 392 pikë secili, duke u vlerësuar në nivelin “Shkëlqyeshëm”. Gjithashtu, Këshilli miratoi pesë projektvendime për verifikimin e pasurisë dhe figurës së kandidatëve për magjistratë prokurorë, të diplomuar në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2026: Ester Ruçi, Raklent Cami, Alba Bracaj, Aurora Vorfi dhe Indrit Batuni....