Klosi i drejtohet PD-së: Reforma territoriale do të votohet, bashkitë e reja që dalin nga ajo do t’i fitojmë

Klosi i drejtohet PD-së: Reforma territoriale do të votohet, bashkitë e reja që dalin nga ajo do t’i fitojmë

Deputeti socialist Blendi Klosi ka reaguar gjatë diskutimeve për reformën territoriale në Kuvend, duke deklaruar se mazhoranca është e bindur se bashkitë që do të krijohen pas reformës do të fitohen nga Partia Socialiste në zgjedhjet e ardhshme. “Jemi të gatshëm t’ju sfidojmë që, nga të gjitha bashkitë që do të dalin sot nga votimi i Parlamentit, ju do të merrni më pak bashki se numërimi me një dorë. Të gjitha bashkitë që dalin sot nga votimi, ne do t’i fitojmë”, deklaroi Klosi. Deputeti socialist argumentoi se bashkimi i bashkive, sipas tij, do t’i bëjë ato më të forta dhe do të përmirësojë shërbimin ndaj qytetarëve. “Ne jemi këtu për të diskutuar sepse ne mendojmë se bashkimi i bën bashkitë më të forta dhe u...