Klopi ironizon Xavin: Më shumë lojtarë holandezë njoh unë sesa ai

Klopi ironizon Xavin: Më shumë lojtarë holandezë njoh unë sesa ai

Jurgen Klopi dhe Xavi Hernandezi do t’i nisin përvojat e tyre të reja përballë njëri-tjetrit. Holanda dhe Gjermania do të luajnë mbrëmjen e së enjtes ndeshjen e parë të sezonit të ri të Ligës së Kombeve. Klopi nuk i ka kursyer batutat në prag të kësaj sfide. Trajneri i Gjermanisë ka ironizuar Xavin, teksa në një intervistë për “Sky Sports”, ka thënë se ai njeh më tepër lojtarë holandezë se sa homologu i tij. “Unë njoh personalisht më shumë lojtarë holandezë sesa Xavi (qesh). Nuk e di nëse ky është një avantazh, por është një fakt”, është shprehur Jurgen Klopi./Sport Ekspres/