Klodiana Spahiu betohet te Presidenti Begaj si ministre e Shëndetësisë, merr zyrtarisht detyrën

Klodiana Spahiu betohet te Presidenti Begaj si ministre e Shëndetësisë, merr zyrtarisht detyrën

Klodiana Spahiu është betuar para Presidentit Bajram Begaj, duke marrë zyrtarisht detyrën e ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Spahiu u votua në Kuvend me 79 vota pro, duke zëvendësuar në këtë post Evis Salën, e cila dha dorëheqjen nga detyra për t’iu përkushtuar projekteve akademike. Ceremonia e betimit u zhvillua në prani të Presidentit Begaj, ku Spahiu bëri betimin mbi Kushtetutë dhe mori zyrtarisht përgjegjësinë për drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.