Klodiana Lala zbulon se nga SPAK ka hetim të ri për Erion Veliajn

Klodiana Lala zbulon se nga SPAK ka hetim të ri për Erion Veliajn

Gazetarja Klodiana Lala, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus se kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, po hetohet nga SPAK në një dosje të dytë të njohur si “Veliaj 2” dhe se sherrin e tanishëm me Edi Ramën mund ta përdorë për t’u dukur si i persekutuar politikisht edhe përballë këtij hetimi. “Që takimi i ministrit Gogu me Veliajn vjen erë, duket qartë. Ministri mundet të shkojë dhe të kryejë vizita, ka ndodhur ndër vite. Por fakti që Toni Gogu shkoi në 22:30 të mbrëmjes, bëri takim jo duke inspektuar dhe jo në detyrën e ministrit të drejtësisë. Shkoi pa staf, nuk pa ambjentet e përbashkëta. Erion Veliaj është përpjekur të ndërtojë alibi për ta nxjerrë veten si të persekutuar politikisht, e...