Klodiana Lala i kthehet Vlora Hysenit: Zgjodhi njeriun e gabuar…

Klodiana Lala i kthehet Vlora Hysenit: Zgjodhi njeriun e gabuar…

Gazetarja e kronikës Klodiana Lala i është përgjigjur akuzës së ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni. Pretendimet e Hysenit për “takime me agjentë serbë në hotele”, gazetarja Lala e ka konsideruar shpifje e neveritshme e një përpjekje banale shantazhuese për shkak të detyrës. Përveç kallëzimit penal të bërë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), Lala lajmëron se veprime ligjore për rastin po ndërmerren dhe nga familja e saj në Britaninë e Madhe për shkak të kërcënimit të sigurisë. ”E përbuz më mënyrën më të neveritshme të mundshme, këtë shpifje të ulët dhe përpjekje banale për të më shantazhuar për detyrën. Unë kam ardhur këtu kur mbi fëmijët e mi u gjujatën breshëri kallashnikovi, dhe kam thënë që askënd nuk më shantazhon dot. Unë jam njeri i lirë...