Klienti qethej kur u godit me thikë: Publikohen pamjet e plagosjes në Sarandë – VIDEO
Publikohen pamjet e plagosjes me thikë në Sarandë, dy të arrestuar dhe një në kërkim Avokati Arben Llangozi ka publikuar pamje filmike nga konflikti i dhunshëm i ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Sarandë, ku tre të rinj mbetën të plagosur me thikë. Ngjarja u regjistrua rreth orës 22:00, në një subjekt tregtar në lagjen nr. 1, pranë hyrjes së shëtitores. Në pamjet e publikuara shfaqen momentet e përplasjes, ndërsa materialet filmike pritet të ndihmojnë grupin hetimor në sqarimin e dinamikës dhe të rolit të secilit person të përfshirë. Të plagosurit janë vëllezërit Elidon Shukulli, 24 vjeç, dhe Mario Shukulli, 20 vjeç, si dhe Andi Saliaj, 19 vjeç. Ata u transportuan në urgjencën e Spitalit të Sarandës, ndërsa 24-vjeçari Elidon Shukulli, për shkak...
Burimi:
shkodraweb.com