Klevis Balliu: SPAK duhet të shkrihet, nuk ka ndalur asnjë aferë

Klevis Balliu: SPAK duhet të shkrihet, nuk ka ndalur asnjë aferë

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka deklaruar se SPAK-u duhet të shkrihet, pasi sipas tij Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar po garanton vijueshmërinë e vjedhjeve të qeverisë. I ftuar në emisionin “Puls” në A2CNN, Balliu vuri në dukje faktin që SPAK nuk kryen konfiskime gjatë hetimeve të aferave mazhorancës. “Kjo është pseudo-drejtësi, pseudo-sistem. Kjo strukturë duhet të shkrihet! Kjo strukturë po garanton vazhdueshmërinë e vjedhjes së Edi Ramës. Edhe SPAK-u, po po. Më thoni çfarë kanë konfiskuar nga vjedhja. Ku janë lekët?! Më thoni një aferë që kanë ndaluar. Arrestuan Beqajn për sterilizimin, ne vijojmë paguajmë për sterilizimin. Arrestuan këta për inceneratorët, ne vijojmë paguajmë për inceneratorët. Këta janë garantët e aferave! Aferat vazhdojnë prej këtyre”. Ndër të tjera Balliu...