Klevi Metaj rrëfen me pranga nga spitalit përballjen me 6 policët

Klevi Metaj rrëfen me pranga nga spitalit përballjen me 6 policët

Fiks Fare ka biseduar ekskluzivisht me 22-vjeçarin Klevi Metaj, i cili u përball me 6 punonjës policie disa ditë më parë, gjatë protestës së studentëve para Ministrisë së Arsimit. Me pranga në duar nga shtrati i Spitalit të Traumës, Klevi tregon se policët e kanë pikasur dhe e kanë ndjekur për disa minuta, duke e qëlluar vazhdimisht. Megjithëse Gjykata e Tiranës vendosi ndaj tij masën e sigurisë “arrest shtëpie”, Klevi vijon të mbahet në spital, madje në dhomë qëndrojnë 2 punonjës të Policisë së Shtetit. Ai thotë se, aktualisht nuk ka asnjë dëme të mëdha fizike, teksa tregon me detaje të gjithë episodin. Studenti thotë se reagimi i tij, i fiksuar me video dhe bërë meme në rrejte sociale, ka ardhur për shkak të provokimeve...