“Kjo situatë duhet të marrë fund”, Ibrahimaj publikon fotot e bizneseve të shkatërruara nga protestuesit: 38 degë bankare dhe 42 bankomate të dëmtuara!

“Kjo situatë duhet të marrë fund”, Ibrahimaj publikon fotot e bizneseve të shkatërruara nga protestuesit: 38 degë bankare dhe 42 bankomate të dëmtuara!

Delina Ibrahimaj ka publikuar në rrjetet sociale një seri fotosh që tregojnë dëmet e shkaktuara ndaj bizneseve gjatë protestave të ditëve të fundit, duke bërë të ditur se në të gjithë vendin janë dëmtuar 38 degë bankare dhe 42 bankomate. Përmes një postimi në Instagram, Ibrahimaj denoncoi sot dëmtimin e bizneseve, pronave dhe veçanërisht të degëve bankare e bankomateve gjatë protestave të këtyre ditëve. Dëmet e shkaktuara, tha ajo, kanë cenuar shërbimet e përditshme për qytetarët dhe bizneset. Ajo thekson se zëri i studentëve duhet të dëgjohet dhe kërkesat e tyre të merren seriozisht, por e cilëson të papranueshme që protestat të shoqërohen me akte shkatërrimi. “Në emër të protestës studentore, prej ditësh po dëmtohen biznese, prona dhe veçanërisht degë bankare e bankomate.38 degë bankare...