“Kjo parti duhet të mësohet të dëgjojë”/ Braçe kundër reformës territoriale: Nuk e votoj, nuk u konsultova

“Kjo parti duhet të mësohet të dëgjojë”/ Braçe kundër reformës territoriale: Nuk e votoj, nuk u konsultova

Deputeti socialist Erion Braçe, ka dalë kundër propozimit për reformën e re administrative-territoriale, duke deklaruar se nuk do ta votojë nismën në formën aktuale. Gjatë fjalës së tij në një video të bërë publike në rrjetet sociale, Braçe tha se diskutimi për reformën duhet të jetë më i gjerë dhe se PS duhet të dëgjojë më shumë deputetët dhe qytetarët. Njëkohësisht, Braçe theksoi se nuk është kundër nevojës për një reformë të pushtetit vendor, por kundër një nisme që, sipas tij, kufizohet vetëm te ndryshimi i hartës administrative. Ai kritikoi edhe mënyrën se si është zhvilluar konsultimi me deputetët, duke thënë se diskutimet kanë qenë të pakta dhe se propozimi u është paraqitur shumë pranë momentit të votimit në Kuvend. “Mos e humbni kohën duke...