Kjo është nëna që humbi jetën bashkë me foshnjën gjatë rrugës drejt spitalit të Tiranës! Infermierja: Fute te spitali i Elbasanit se na iku!
Dalin në dritë detaje të reja nga ngjarja tragjike e vdekjes së 37-vjeçares Marjana Karolina Bunaj, e cila humbi jetën gjatë transportit me ambulancë nga Pogradeci drejt Tiranës. Gruaja, me origjinë nga Mirdita dhe e martuar në Pogradec, ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë dhe priste fëmijën e saj të parë. Sipas familjarëve, bashkëshorti i saj ishte larguar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës vetëm tre ditë para ngjarjes. Ai dhe familja e tij jetojnë në SHBA, ndërsa 37-vjeçarja priste që t’u bashkohej. Për Marjanën, udhëtimi drejt Shteteve të Bashkuara do të ishte hera e parë. Por gjatë natës së së dielës, ajo ka shfaqur dhimbje të forta në bark. Në pamundësi për të përballuar situatën, 37-vjeçarja ka telefonuar motrën e saj, e cila...
Burimi:
javanews.al