KJO DO JETE VJESHTA E ZGJERIMIT/ MARTA KOS VLERESON ECURINE E SHQIPERISE
Bashkimi Europian po shqyrton një model të ri integrimi për vendet kandidate, duke u ofruar atyre përfitime konkrete edhe përpara anëtarësimit të plotë. Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, në një intervistë për Deutsche Welle, deklaroi se vendet që plotësojnë kriteret në fusha të caktuara mund të përfitojnë nga integrimi i pjesshëm në BE, pa pritur përfundimin e të gjithë procesit të anëtarësimit. Sipas Kos, ideja e integrimit gradual po merr një rëndësi më të madhe për shkak të situatës së re gjeopolitike. Procesi i anëtarësimit mbetet i bazuar në meritë dhe kërkon kohë, por kjo, sipas saj, nuk duhet të nënkuptojë që vendet kandidate të presin për çdo përfitim deri në ditën e anëtarësimit. Kos tha se pas një rishikimi para-anëtarësimi, rezultatet e të...
Burimi:
ntv.al