Kishte dalë me leje nga burgu, arratiset “tmerri” i policisë greke Alket Rizai pasi hapi zjarr në lokal
Shqiptari Alket Rizai, një ish-bashkëpunëtor i të shumëkërkuarit grek Vasilis Paleokostas dhe i arratisur dy herë me helikopter nga burgu, ishte i përfshirë në incidentin me të shtëna në një bar plazhi në Anavyssos të Athinës, ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Nga analiza e pamjeve filmike që policia arriti të shihte se një nga personat e përfshirë në incidentin në barin e plazhit ishte Alket Rizai, i cili ishte liruar nga burgu i Domokos me leje. Policia mori një telefonatë për të shtëna në vendngjarje në orën 5:15 të mëngjesit. Kur policia mbërriti atje, nuk gjeti askënd, vetëm dy gëzhoja dhe njolla gjaku. Më vonë, ata u informuan nga Qendra Shëndetësore e Kalivisë se një burrë 20-vjeçar grek, me një plagë...
Burimi:
kohajone.com