Kishin humbur rrugën pas Malit të Dajtit, shpëtohen dy turistët gjermanë

Kishin humbur rrugën pas Malit të Dajtit, shpëtohen dy turistët gjermanë

Dy turistë gjermanë humbën rrugën mbrëmjen e së dielës në një terren malor pranë Qafë Mollës, pas malit të Dajtit, duke bërë që Policia e Tiranës të vihej në lëvizje për lokalizimin dhe nxjerrjen e tyre në një zonë të sigurt. Njoftimi i Policisë: Policia iu shkon në ndihmë 2 turistëve gjermanë që kishin humbur rrugën në mbrëmje, në zonën pas malit të Dajtit. Rreth orës 20:15 të datës 13.09.2026, Policia e Tiranës u njoftua se 2 turistë gjermanë kishin nevojë për ndihmë, pasi kishin humbur rrugën, në një terren malor në afërsi të Qafë Mollës. Menjëherë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan punën për lokalizimin dhe shoqërimin e tyre, në terren të sigurt për ta. Si rezultat i veprimeve të menjëhershme të...