Kishin humbur rrugën në një terren të vështirë malor në Qafë Mollë, Policia u shkon në ndihmë dy turistëve gjermanë

Kishin humbur rrugën në një terren të vështirë malor në Qafë Mollë, Policia u shkon në ndihmë dy turistëve gjermanë

Dy turistë gjermanë, të cilët kishin humbur rrugën në një terren malor në afërsi të Qafë Mollës, janë lokalizuar dhe shoqëruar në një zonë të sigurt nga shërbimet e Policisë së Tiranës. Ngjarja u raportua rreth orës 20:15, më 13 shtator 2026, kur policia u njoftua se dy turistët kishin nevojë për ndihmë, pasi kishin humbur rrugën në zonën pas malit të Dajtit. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan operacionin për gjetjen dhe shoqërimin e tyre. Pas kërkimeve, dy turistët u lokalizuan në një terren të vështirë malor. Policia u dha ndihmën e nevojshme dhe i shoqëroi nga zona ku kishin humbur, duke konfirmuar se ishin në gjendje të mirë shëndetësore. Turistët gjermanë falënderuan efektivët për reagimin e shpejtë dhe...