Kina nuk toleron, i heq Mbappés 3 kontrata të majme financiare pas batutës për Mao Ce Duni

Kina nuk toleron, i heq Mbappés 3 kontrata të majme financiare pas batutës për Mao Ce Duni

27 Tetor 2026 11:29 Alfred Lleshi Kylian Mbappé është përfshirë në një polemikë në Kinë. Sulmuesi i Real Madridit ka humbur tri marrëveshje tregtare me kompani kineze, pas publikimit të një videoje ku bënte shaka për Mao Ce Duni. Videoja shkaktoi zemërim në vend, ndërsa Ministria e Jashtme kineze e cilësoi reagimin e publikut si të natyrshëm ndaj deklaratave ose sjelljeve që konsiderohen fyese për ndjenjat kombëtare. “Çdo deklaratë apo veprim që lëndon ndjenjat e popullit kinez ndeshet natyrshëm me refuzimin e përbashkët të të gjithë shoqërisë”, – deklaroi ministria. Polemika nisi pasi Mbappé foli për “memet” që krijohen rreth tij. Francezi tregoi se i ishte dukur zbavitës një fotomontazh, ku fytyra e tij ishte vendosur mbi atë të një figure që ai vetë e përshkroi...