Kina konfirmon numrin e të vdekurve dhe të zhdukurve pas përmbytjeve në Nepal dhe Tibet

Kina konfirmon numrin e të vdekurve dhe të zhdukurve pas përmbytjeve në Nepal dhe Tibet

Kina ka konfirmuar se 43 persona kanë humbur jetën dhe 519 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur pas përmbytjeve të fuqishme që goditën Nepalin dhe Tibetin më shumë se një javë më parë. Televizioni shtetëror kinez CCTV raportoi se 261 prej personave të zhdukur janë shtetas të huaj. Sipas agjencisë së menaxhimit të fatkeqësive në Nepal, përmbytjet kanë shkaktuar deri tani më shumë se 1,300 viktima në të dyja anët e kufirit, ndërsa rreth 5,000 persona rezultojnë ende të zhdukur. Ekspertët dyshojnë se përmbytjet mund të jenë shkaktuar nga shembja e një akullnaje në anën nepaleze të kufirit. Një prej zonave më të goditura është pika kufitare Gyirong, që lidh Tibetin me Nepalin. Ajo u shkatërrua nga një rrëshqitje masive dheu dhe balte, e përshkruar...