Kina konfirmon diskutimet për një takim historik mes Xi, Trump dhe Putin: Samiti s’duhet të përqëndrohet te ndarja e Botës mes tre fuqive!
Pekini ka konfirmuar për herë të parë se po zhvillon diskutime për një takim historik mes liderit kinez, Xi Jinping, presidentit amerikan, Donald Trump, dhe presidentit rus, Vladimir Putin, transmeton agjencia “AP”. Zëdhënësja e Ministrisë të Jashtme të Kinës, Mao Ning, gjatë një konference për media në Pekin këtë javë tha se Kina “është në komunikim me palët përkatëse lidhur me një takim mes tre krerëve të shteteve”. Ende nuk është marrë asnjë vendim përfundimtar, por takimi i tre liderëve mund të mbahet këtë muaj, në margjinat e një samiti rajonal në qytetin Shenzhen, në jug të Kinës. Nëse realizohet, takimi do të ishte historik. Megjithatë, ekspertët thonë se tre liderët nuk kanë gjasa të diskutojnë çështje konkrete, pasi interesat e tyre janë në kundërshtim...
Burimi:
javanews.al