Kimi për ‘Guinness’, nga fundi për Çmimin e Madh në Monza
Pas 60 viteve një italian fiton në pisten e Monzës, Antoneli thyen çdo parashikim duke parakaluar të gjithë në garën e sotme e konsoliduar vendin e parë në klasifikimin për pilotë. E komplemeton edhe Maks Verstapen. I jashtëzakonshëm. Kimi Antoneli arriti kulmin në Monza duke fituar Çmimin e Madh duke u nisur nga vendi i 19-të. Lideri i kampionatit përfundoi njëzet e gjashtë parakalime dhe fitoi Çmimin e Madh të Italisë, duke parakaluar Mercedes-in e Xhorxh Rasëll me tre xhiro të mbetura e dërguar në entuziazëm gjithë mbështetësit e Ferrarit që në një mënyrë u lumturuan nga kjo arritje e bashkëkombasit të tyre tashmë 20 vjeçar. Kimi kishte sulmuar tashmë me katër xhiro të mbetura, por përfundoi në kurthin e zhavorrit në Prima Variante. Maks...
Burimi:
sportiim.al