Kim Hunter, aktorja fituese e Oscar që u bë e njohur edhe si Zira
Kim Hunter, një nga aktoret e njohura amerikane të teatrit, filmit dhe televizionit, u nda nga jeta më 11 shtator 2002, në moshën 79-vjeçare. E lindur si Janet Cole më 12 nëntor 1922 në Detroit, Michigan, Hunter ndërtoi një karrierë të gjatë në skenë dhe në ekran. Ajo fitoi famë me rolin e Stella Kowalski në shfaqjen e Tennessee Williams, “A Streetcar Named Desire”, rol të cilin e interpretoi edhe në versionin filmik të vitit 1951. Për interpretimin e saj në film, Kim Hunter fitoi “Oscar” dhe “Golden Globe” për aktoren më të mirë në rol dytësor. Ajo ishte gjithashtu ndër anëtaret e para të pranuara në Actors Studio, së bashku me aktorë të njohur si Marlon Brando dhe Karl Malden. Gjatë viteve 1950, Hunter u përfshi në listën e zezë të Hollywood-it, në një periudhë kur shumë artistë u hetuan për dyshime lidhur me komunizmin. Një tjetër rol i rëndësishëm në karrierën e saj ishte ai i Ziras, shimpanzesë dhe shkencëtareje në filmin fantastiko-shkencor “Planet of the Apes”, të vitit 1968. Ajo e interpretoi personazhin edhe në dy vazhdime të filmit,...
Burimi:
kultplus.com