Kievi merr armën sekrete të Europës/ Teknologjia ‘Storm Shadow’ në qëndër të përplasjes
Mbështetja europiane për Ukrainën po kalon në një fazë të re. Fokusi nuk është më vetëm te dërgimi i armëve, por edhe te transferimi i teknologjisë dhe krijimi i kapaciteteve që Kievi t’i zhvillojë dhe prodhojë vetë. Në qendër të këtij zhvillimi janë raketat “Storm Shadow”. Britania ka dhënë dritën jeshile për ndarjen e teknologjisë me Ukrainën, ndërsa industria britanike dhe ajo franceze pritet të bashkëpunojnë me kompanitë ukrainase për zhvillimin e kapaciteteve me rreze të gjatë. Ky është një ndryshim i rëndësishëm në strategjinë e mbështetjes: Ukraina synon të kalojë nga marrja e raketave të prodhuara jashtë vendit, te zhvillimi i teknologjisë dhe prodhimit të saj në territorin ukrainas. Në të njëjtën kohë, Franca po kërkon përshpejtimin e furnizimit të Kievit me raketa për...
Burimi:
ntv.al