‘Këtu gjete të vendosësh vigon, ç’a t’i bëj unë? 5 orë me vajzën 10-muajshe me temperaturë, gazetarja rrëfen eksperiencën në Pediatri

‘Këtu gjete të vendosësh vigon, ç’a t’i bëj unë? 5 orë me vajzën 10-muajshe me temperaturë, gazetarja rrëfen eksperiencën në Pediatri

Bora Shahini TIRANË-Gazetarja Bora Shahini ka rrëfyer eksperiencën e saj në Pediatrinë e QSUT-së, pas një rasti që kishte të bënte me vajzën e saj vetëm 10-muajshe, e cila kishte temperaturë të lartë. Në një postim të gjatë në rrjete sociale, gazetarja rrëfen situatën në pediatri, nga ambjenti me dyshekë gunga-gunga, mobilie të shkatërruara, pllaka të vjetra, dritare të prishura, e deri tek paaftësia e stafit.  Shahini tregon se është përballur me mungesën e profesionalizmit nga ana e infermierëve dhe mjekëve, të cilët nuk i kanë dhënë shërbimin mjekësor të vajzës së saj. Gazetarja thekson se vajzës së saj 10-muajshe i plasën disa herë venat, ndërsa personeli mjeksor shihnin njëra-tjetrën pa ditur çfarë të bënin. Aho rrëfen situatën e tensionuar ku me vajzën në krah e...