Këto vajza meritojnë mbështetjen e të gjithëve ne – Balkanweb.com – News24

Këto vajza meritojnë mbështetjen e të gjithëve ne – Balkanweb.com – News24

Kombëtarja e vajzave është gati për një nga sfidat më të rëndësishme dhe historike në historinë e saj. Vajzat kuqezi do të përballen të premten në ora 18:00 me Uellsin në “Loro Boriçi”, në ndeshjen e parë të raundit të playoff-it për Botërorin 2027, në një duel që mund t’a afrojë edhe më shumë përfaqësuesen shqiptare me një tjetër arritje të madhe. Përpara kësaj sfide historike, trajneri i Kombëtares, Armir Grima, thekson rëndësinë e jashtëzakonshme të takimit dhe besimin që ka te grupi. Trajneri kuqezi vlerëson kundërshtarin, por beson se Shqipëria ka gjithçka për të luftuar për një rezultat pozitiv në Shkodër dhe për ta mbajtur të hapur kualifikimin për ndeshjen e kthimit. Në prag të një prej sfidave më të rëndësishme të futbollit të...