“Këta të gjithë vjedhin, bashkëpunojnë”, banorët nisin ankesat në takimet me deputetët! “BESA” zbret në terren

“Këta të gjithë vjedhin, bashkëpunojnë”, banorët nisin ankesat në takimet me deputetët! “BESA” zbret në terren

Pas udhëzimeve të dhëna nga Kryeminsitri Rama, deputetët socialistë kanë nisur takimet këtë të premte në zonat e tyre elektorale për të dëgjuar hallet e qytetarëve. Deputetët e Qarkut të Korçës kanë zhvilluar këtë të premte takime me banorët në disa prej zonave të qarkut, në kuadër të komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe evidentimit të problematikave të komuniteteve. Takimet janë zhvilluar në orën 17:00 në Drenovë, Korçë-Rajoni 2, Miras, Pogradec dhe Qendër-Bulgarec, me pjesëmarrjen e deputetëve Besa Spaho, Romina Kuko, Genti Lakollari, Bledi Çomo dhe Ilirjan Pendavinji. Por në qendër të diskutimeve me banorët kanë qenë kryesisht problemet e përditshme që prekin jetën dhe ekonominë e tyre. Një nga shqetësimet kryesore të ngritura nga banorët ka qenë bujqësia dhe pamundësia për të shitur prodhimet....