Këshilltarja e Putinit kërkon heqjen e picës nga mensat shkollore: Të zëvendësohet me gatime tradicionale ruse

Këshilltarja e Putinit kërkon heqjen e picës nga mensat shkollore: Të zëvendësohet me gatime tradicionale ruse

Pica nuk duhet të jetë pjesë e menusë së mensave shkollore në Rusi. Këtë qëndrim ka mbajtur Elena Yampolskaya, këshilltare e presidentit Vladimir Putin, e cila argumenton se ky ushqim nuk është i shëndetshëm për fëmijët dhe duhet të zëvendësohet me gatime tradicionale ruse. Sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS, Yampolskaya ka propozuar që pica të zëvendësohet me kulebyaka, një byrek tradicional rus me mbushje të ndryshme. Ajo ka theksuar se shkollat duhet të promovojnë trashëgiminë gastronomike të vendit dhe t’u japin fëmijëve mundësinë të njohin kuzhinën tradicionale ruse. “Pica absolutisht nuk është një ushqim që duhet të jetë i disponueshëm në shkolla. Nuk është e mirë për shëndetin e nxënësve. Është një gjë që një fëmijë ta hajë diku me lejen e prindërve të...