Këshilli i Europës ngre alarmin: Në spitalin e burgut dhe të Shënkollit trajtim çnjerëzor dhe poshtërues! Zhgënjyese nga qeveria

Këshilli i Europës ngre alarmin: Në spitalin e burgut dhe të Shënkollit trajtim çnjerëzor dhe poshtërues! Zhgënjyese nga qeveria

Komiteti për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimit ose Ndëshkimit Çnjerëzor apo Poshtërues (CPT) i Këshillit të Europës ngre alarmin për trajtimin çnjerëzor dhe poshtërues në spitalin e burgut dhe  në burgun e Shënkollit në Lezhë. CPT i Këshillit të Europës publikoi sot raportin mbi vizitën ad hoc të zhvilluar në Shqipëri nga 26 janari deri më 2 shkurt 2026, ku vë në dukje se kushtet aktuale mund të përbëjnë trajtim çnjerëzor dhe poshtërues për shumicën dërrmuese të pacientëve me probleme psikiatrike forenzike.  "Komiteti vlerëson se kushtet aktuale mund të përbëjnë trajtim çnjerëzor dhe poshtërues për shumicën dërrmuese të pacientëve meshkuj me probleme psikiatrike forenzike. Kjo është veçanërisht e dukshme në dhomat kolektive me krevate marinari, ku strehohen deri në 12 pacientë dhe ku secili disponon më pak...