Këshilli Bashkiak në Maliq voton kundër bashkimit me Korçën
Këshilli Bashkiak i Maliqit është i thirrur ditën e sotme për të diskutuar dhe votuar më pas projektvendimin për draftin e Reformës së Territoriale. Të majtë e të djathtë janë bërë bashkë duke votuar kundër draftit. Në total ishin 21 vota kundër bashkimit dhe vetëm një votë pro. Ky votim kundër vjen pas mbledhjes së fundit ku të majtët e braktisën mbledhjen e këshillit me pretendimin se u nevojitet kohë për t’u njohur me këtë draft dhe askokohe nuk pati ansjë vendimmarrje. Këtë herë duket se të majtët kanë qenë të bindur se diçka e tillë nuk është në favorin e banorëve dhe territorit të bashkisë Maliq dhe kanë ngritur kartonat kundër.
Burimi:
kohajone.com