Këshilli Bashkiak kërkon pjesëmarrjen e Veliajt në mbledhje, kërkesë SPAK-ut dhe Burgjeve
Këshilli Bashkiak i Tiranës i ka kërkuar SPAK-ut dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve që të mundësojnë pjesëmarrjen e kryebashkiakut Erion Veliaj në mbledhjen e 29 shtatorit. Mbledhja është parashikuar të zhvillohet në orën 15:00, ndërsa në shkresën drejtuar institucioneve kërkohet që Veliaj të pajiset me leje të përkohshme për të marrë pjesë fizikisht. Në rast se prania e tij në sallë nuk mund të mundësohet, Këshilli Bashkiak kërkon që kryebashkiaku të marrë pjesë përmes videokonferencës. Kërkesa lidhet me çështjet që pritet të shqyrtohen në mbledhje, mes tyre administrimi i Tiranës dhe projektligji për ndarjen administrativo-territoriale. Këshilli Bashkiak u ka kërkuar SPAK-ut dhe Burgjeve që të japin një përgjigje me shkrim për vendimmarrjen lidhur me kërkesën. Kërkesa e plotë: Këshilli Bashkiak do të mblidhet ditën...
Burimi:
gijotina.com